India tashmë ka 9 milionë të prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Indi u rrit në 9 milionë të premten pasi vendi raportoi 45 mijë raste të reja brenda 24 orëve të fundit.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, që nga shpërthimi i pandemisë rreth 132 mijë njerëz ndërruan jetë në Indi.

India e cila ka një popullsi prej 1.3 miliardë, është zona e dytë në botë me më së shumti raste me COVID-19, pas SHBA-së.

Ndonëse e arriti këtë shifër të premten, vendi ka parë një rënie të vazhdueshme të rasteve me virusin vdekjeprurës javëve të fundit.

Në anën tjetër SHBA-ja dhe Evropa janë përballur së fundmi me rritje drastike të rasteve të reja me coronavirus. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme