India i bllokon fondet e huaja për bamirësinë e themeluar nga Nënë Tereza

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Indisë ka refuzuar të rinovojë licensimin e financimit të huaj për një bamirësi të themeluar nga Nënë Tereza.

Shoqata “Misionarët e Bamirësisë” përfshin mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte si shtëpi për fëmijët e braktisur, shkolla, klinika dhe bujtina.

Në ditën e Krishtlindjeve, ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “inputeve negative”, raporton BBC.

Përfaqësuesit e linjës së ashpër hindu kanë akuzuar prej kohësh këtë organizatë bamirësie për përdorimin e programeve të saj për të konvertuar banorët në të krishterë.

Këto akuza, i ka mohuar organizata bamirëse.

Në një deklaratë të hënën, konfirmuan se aplikacioni për rinovim ishte refuzuar dhe se nuk do të operonte asnjë llogari financimi të huaj “derisa çështja të zgjidhet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme