Indiana befason Cavaliers

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 09:40 | Nga

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit.

Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers kanë pësuar humbje të papritur prej Indiana Pacers.

Në dy çerekët e parë më të mirë u treguan basketbollistët e Cavs, por në ata dy vendimtarët ishin më të mirë Pacers, ku edhe triumfuan me rezultat 106:102.

LeBron James ishte basketbollisti më efikas te Cleveland me “double-double” në saje të 29 pikëve dhe dhjetë kërcimeve. Kevin Love dhe J.R. Smith shtuan nga njëzet, përkatësisht 15 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e radhës.

Victor Olladipo ishte lojtari më efikas në tërë ndeshjen duke realizuar 33 pikë dhe tetë kërcime.

Pas kësaj, “kalorësit” kanë bilanc prej 18 fitoreve dhe tetë humbjeve ndërsa për Indianën ishte fitorja e 15 kundrejt 11 humbjeve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme