Infektohet me Coronavirus zyrtari i lartë shëndetësor në QKMF-në e Junikut

| 13 Kor 2020 | 20:32 | Nga

Komuna e Junikut, ka njoftuar se një zyrtar i lartë i stafit shëndetësor në QKMF ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


Komuna thotë se i njëjti menjëherë pas konfirmimit është vetizoluar sipas rekomadimeve të IKSHPK-së.

Njoftimi i Komunës:

NJOFTIM!
Lusim qytetarët për kujdes, bartja e maskës mbetet obligative

Njoftohen qytetarët e Komunës së Junikut dhe fshatrave përrreth që marrin shërbim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Junik, se edhe një zyrtar i lartë i stafit shëndetësor në QKMF ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Menjëher pas konfirmimit është vetëizoluar sipas rekomadimeve të IKSHPK-së, për çka lutemi ta kaloj lehtë luftën me COVID-19 dhe shpresojmë që numri i rasteve aktive të shkojë drejt rënies.

Lusim qytetarët për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse, bartja e maskës mbetet obligative, ju lutemi që respektimin e masave ta ktheni në shprehi pasiqë ka raste të të infektuarve që nuk shfaqin simptoma, andaj na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse:

Respekto distancën
Vendos maskën
Pastro duart rregullisht
Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve
Vetëizolohu në rast kontakti me të infektuar
Kujdes po, Panik jo

Të ngjashme