Infektologu Izet Sadiku, ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Sadiku tha se rritja e numrit të rasteve ka qenë gjë e pritur dhe se Kosova duhet të analizojë forcimin e masave për parandalimin e COVID-19.
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Kosovë pohon se rritja e rasteve mund të jetë e papërballueshme për sistemin spitalor.
Postimi i plotë:
Ballafaqimi me COVID19 Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.Java e fundit ka treguar që po hym shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet Evropianekanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontrollë një valë të re të infeksionit.Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mudn te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptushme duke ditur aktivietet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi iCOVID19 .Rritja e kapacieteve testuse e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor,Rritja e pajisjeve dhe kapacieteve spitaloreRritja e numrit të inspektorëveJanë disa masa që janë nderrmarrë për lufitimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhanê rezultate.Tash dueht filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masst aty merren masat ndëshkuese,Të analizohen veprimatarit që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për redukim te tyre.Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal.Të respektohen masat parandaluese.#vendosmasken#ruajedistancen# mbajehigjenen