Infektologu Ramadani: Gripi i Derrave ishte shumë më i rrezikshëm se coronavirusi, nuk ka vend për panik

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Coronavirusi, Covid-19 është virusi i cili po ngjallë panik tani edhe në Evropë, pas përhapjes së tij  nga qyteti Wuhan i Kinës, i cili dyshohet se është përhapur nga një treg i kafshëve. Rastet e fundit janë lajmëruar në Itali, ku raportohet se deri më tani janë shtatë persona të vdekur nga ky virus. Por, në Kosovë nuk ka vend për panik, thotë për Telegrafin, infektologu Hamdi Ramadani.

Ramadani ka thënë se Gripi A H1N1, i njohur në popull si Gripi i Derrave, ka qenë shumë më agresiv sesa coronavirusi, dhe ai nuk mendon se ky virus do të arrij ndonjëherë rrezikshmërinë e Gripit të Derrave.

“Nuk mendoj se vendi jonë ka nevojë për panik, nuk mendoj se mund të kemi ndonjë nevojë për panik as në të ardhmen. Përafërsisht këto lloj virusesh e kanë oazën patogjene. Pas një kohe të caktuar kalojnë në një formë të veprimit më patogjen, ky coronavirusi është shumë e përafërt me virusin, që e njohim në popull si Gripi i Derrave, pra Gripit A H1N1, por që nuk është në atë rrezikshmëri. Gripi i derrit ka qenë viteve të kaluara në 1918, ka qenë shumë më agresiv, ka qenë virus që ka marrë miliona jetë njerëzish, shumë më patogjen, edhe shumë ma i rrezikshëm”, tha Ramadani për Telegrafin.

Infektologu Ramadani theksoi se gjatë ditës kishte qëndruar në Klinikën Infektive në Prishtinë, dhe se deri më tani nuk ka të infektuar me coronavirus në Kosovë.

“E ky është një lloj tipi i ri i cili e ka marrë një përmes të një veprimi të një virusi patogjen por nuk e besoj që mundet me mbërri ndonjëherë atë masë dhe nuk ka nevojë për panik. Sot, deri në ora 12:30, në klinikë nuk ka pasur rast me koronavirus, kanë qenë ato dy raste me virus të tipit A, por me koronavirus jo”, u shpreh Ramadani.


Të ngjashme