Infektologu Salih Ahmeti përmend dy përparësitë që ka Kosova për ballafaqimin me Coronavirusin

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekjes nga Coronavirusi.

Ai ka thënë se nga 8 shkurti në vend ka pasur 52 raste të dyshuara të cilëve u janë bërë analizat dhe kanë rezultuar negativ.

“Ditëve të fundit pa diskutim nga shfaqja e rasteve të para në Itali dhe prej shfaqjes së rasteve në Shqipëri, rrezikshmëria është shtuar dhe nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e shfaqjes së këtyre rasteve në mesin tonë”, ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.

“Institucionet, Instituti i Shëndetit Publik, Klinika Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë ju kanë qasë kësaj problematike me shumë seriozitet dhe janë marrë masat për parandalimin e virusit. Në kuadër të institutit”.

Ahmeti në Info Magazine ka përmendur dy përparësi që ka Kosova në përballjen me këtë virus që tashme ka prekur pothuajse çdo vend të botës.

“Kosova ka dy përparësi në ballafaqimin me këtë virus – higjiena personale dhe familjare e popullatës dhe higjiena e ushqimit”.

Ahmeti ka thekuar se deri tash nuk është vlerësuar që të ndërpritet mësimi nëpër shkolla.

“Aktualisht nuk e kemi vlerësuar ndërprerjen e mësimit. Po monitorimi është i vazhdueshëm dhe nëse shkalla e rrezikshmërisë rritet atëherë merren masa më të ashpra”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme