Një infermiere spanjolle ka rezultuar pozitive në Covid-19, një ditë pasi kishte marrë vaksinën anti-Covid dhe kjo situatë ka shkaktuar huti të madhe.
Sipas gazetës El Pais, infermierja ishte pjesë e grupit që vaksinoi të moshuarit në një qendër azili në Lleidas, në Katalonjë.
Kolegët e saj tashmë janë izoluar, ashtu sikurse edhe 66 të moshuarit e azilit, që u vaksinuan të dielën.