Konsumatorët britanikë janë duke u përballur me rritjen më të shpejtë të faturave ushqimore në 13 vjetët e fundit. Kështu që kriza e kostos së lartë të jetesës është duke prekur familjet.
Inflacioni i ushqimit ka kërcyer në 8.3 më 12 qershor nga 7 përqind që ishte në fillim të vitit.
Sipas të dhënave të fundit ky është çmimi më i lartë i regjistruar që prej prillit 2009, raporton Guardian, transmeton KlanKosova.tv.
Sipas trendit fatura vjetore për ushqim pritet të kërkesë në 380 funta, duke shtuar se njerëzit edhe janë duke u përballur me faturat e shtrenjta të energjisë dhe çmimin rekord të naftës.