Iniciativa qytetare “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” ka dërguar dy letra me kërkesën që të anulohet vendimi për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për restorant.
Njëra letër i është dërguar Ambasadës Amerikane si investuese kryesore në restaurimin dhe respektivisht funksionalizimin e Kalasë për qytetarët si dhe tjetra i është dërguar institucioneve që ne bëjmë përgjegjëse për marrjen e hapësirës së vetme publike të qytetarëve të Vushtrrisë si dhe shkatërrimin e trashëgimisë sonë kulturore. Duhet theksuar se ne si iniciativë qytetare, nuk kemi probleme me individë të caktuar e as persona fizik apo bizneset, problemi qëndron tek pakënaqësia jonë si qytetarë me vendimin e Institutit për ta dhënë Kalanë, të vetmen hapësirë publike të të rinjve, në shfrytëzim për restorant.
Madje në mënyrë tejet jo transparente.
Në rast se kërkesa për anulimin e vendimit nuk merret parasysh gjatë kësaj jave, kjo iniciativë paralajmëron protesta.