Dyshimi për falsifikim të dokumenteve e ka shtyrë Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë që gjatë vitit 2016 të iniciojë hetime për 40 fermerë.
Sipas të dhënave të kësaj agjencie, këta persona kanë tentuar të mashtrojnë në procesin e përfitimit të granteve dhe subvencioneve, duke falsifikuar dokumente. Hetimet, gjegjësit procedurat gjyqësore për këto raste janë duke vazhduar.
Në Agjenci nuk kanë informata për ndonjë të dënuar, ndërkohë që në Policinë e Kosovës, ku këto lëndë janë dërguar për hetime të mëtejme, gjatë së hënës nuk kanë kthyer përgjigje.
Përveç këtyre proceseve penale, kjo agjenci ka identifikuar si mashtrues edhe 414 fermerë të tjerë.