Se deputeti Armend Muja, është fajtor se Projektligji nuk po trajtohet në Komision e thotë edhe iniciuesi i këtij peticioni Adnan Jashari.
“Shqyrtimi i Projektligjit ne komision parlamentar po vonohet qëllimshëm sepse kryetar i komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere është deputeti i VV-se Armend Muja! Projektligji ka shkuar në duar të deputeteve si dokument, tash është koha të shqyrtohet në komision parlamentar”, deklaroi ai.
Jashari, tutje tha se nëse projektligji vonohet edhe më shumë, ata do t’i shkruajnë kryetarit të Kuvendit për t’i kërkuar sqarim.
“Nëse do te këtë vonesa te vazhdueshme do t’i shkruajmë kryetarit te Kuvendit të Republikës seë Kosovës Glauk Konjufca dhe t’i kërkojmë sqarime se çfarë po ndodh që po vonohet ne shqyrtim projektligji”, tha Jashari për Front Online.