Një peticion për mbrojtjen e ish-Shtëpisë së Mallrave “Gërmia” është inicuar të nënshkruhet në internet nga qytetarët e Kosovës.
Me iniciativë nga “DoCoMoM Kosova”, peticioni kërkon të mbrohet kjo ndërtesë, e cila sipas saj rrezikohet të rrënohet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salles univerzale.
Ish-qendra tregtare “Gërmia” është njëri nga objektet më ikonike të modernizmit në qytetin e Prishtinës dhe pjesë e kujtesës kolektive të saj. Sot ky objekt është në rrezik të demolimit me pretekstin e hapjs së rrugës për ndërtimin e sallës koncertale.
“Me këtë peticion dëshirojmë ta nxisim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës që sa më parë ta mbroj ligjërisht këtë objekt dhe kështu parandaloj demolimin e tij. Peticioni do i dërgohet Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës si dhe Kryetarit të saj” thuhet në përshkrimin e këtij peticioni.
Linku i peticionit e gjeni duke klikuar këtu.