Andres Iniesta ka pasur oferta nga Kina, Amerika dhe Japonia, por ka zgjedhur këtë të fundit.
Ai përfundimisht do të nënshkruajë me klubin Vissel Kobe.
Sipas asaj që shkruan gazeta “El MundoDeportivo”, Iniesta ka udhëtuar drejt Japonisë, aty ku ditën e nesërme (e premte) do të firmosë kontratën me Vissel Koben.
Skuadra e re e Iniestas aktualisht pozicionohet në vendin e 6-të.
Ish kapiteni i Barcelonës do të ketë shok skuadre gjermanin Lucas Podolski.