Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-COVID.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se AAK-ja është gjobitur me 2000 euro.
Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar;
Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!, ka shkruar ai