Inspeksioni mbyll tetë lokale në Ferizaj

Ferizaj | 20 Sht 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se janë mbyllur tetë lokale nën dyshimin se kanë ushtruar veprimtari devijante.

Në njoftim bëhet e ditur se lokalet janë mbyllur mbrëmjen e së shtunës.

“Mbrëmë, Inspektorati i Komunës, bashkë me Njësinë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, në aksionin që nisi ditë më parë e vijoi edhe mbrëmë, me dyshimin e arsyeshëm për ushtrimin e veprimtarive devijante, mungesën e dokumentacionin përkatës, mosplotësimin e kushteve higjieno-teknike, mbyllën 2 lokale në rrugën “Qamil Ilazi”, 3 lokale në “Shën Tereza”, dhe 3 lokale me nga një në rrugët “Remzi Hoxha”, “Rexhep Bislimi”, “Hamëz Jashari””, thuhet në njoftimin e Komunës.

https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/3404542282924916
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme