Inspektohen institucionet shëndetësore që kryejnë IVF-në

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Institucionet shëndetësore të cilat merren me kryerjen e procedurave të IVF-së po i nënshtrohen një inspektimi të rreptë të Inspektoratit Shëndetësor.

Kjo me qëllim të vërtetimit të dyshimeve të ngritura në një raport të KFAM-it për parregullsi gjatë frytnimit të asistuar. Inspektorati në këtë fazë nuk jep detaje lidhur me të gjeturat

Inspektorati Shëndetësor i Kosovës po inspekton të gjitha institucionet private shëndetësore që merren me frytnimin e asistuar mjekësor. Kjo pas publikimeve në medie në lidhje me të gjeturat e Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM) gjatë monitorimit të këtyre institucioneve lidhur me sigurimin e spermës dhe qelizave vezë.

Shaban Osmanaj, zëvendëskryeinspektor shëndetësor, ka thënë se pas raportit të Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM), me rekomandim edhe të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, që nga java e kaluar kanë bërë një varg inspektimesh sistematike. Inspektimet ndërlidhen, sipas tij, me respektimin e Udhëzimit Administrativ 06/2013, që e rregullon fushën e shërbimit shëndetësor për frytnimin e asistuar mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme