Injoranca rreth Projektligjit për IVF-në

Prishtinë | 13 Jan 2024 | 17:52 | Nga Saranda Ramaj
  • Kosova aktualisht e ka të rregulluar çështjen e IVF me Udhëzim Administrativ qe daton prej vitit 2013. Pra qe 11 vjet;
  • Ne ate UA parashihet mundesia qe edhe grate pa partner te mund te behen nena. Pra prej vitit 2013:
  • Megjithate, UA eshte e pamjaftueshme per me e rregullu kete ceshtje. Kjo eshte deshmuar me vite te tera nga spitalet private qe kane abuzuar me grate e ciftet qe kane kerkuar trajtim;
  • Pra, per kete arsye eshte vendosur qe kjo ceshtje te rregullohet me ligj.
  • Kur ka shku drafti i ligjit ne Kuvend, disa deputete te paditur (kryesisht te VV), jane tronditur nga neni qe u jep te drejte grave te pamartuara te kenë fëmijë. Pra, jane ‘tronditur’ nga neni qe ka ekzistuar qe 11 vjet. Kështu zakonisht ndodh kur nuk preferon me lexu ama ki qef me argumentu.
  • Pastaj, kundërshtimi i këtyre deputeteve për ketë nen është bere me shume teme nga mediat e aktivistet, se sa fakti qe ky ligj ka me ndalu abuzimin e spitaleve private. Po ashtu neni qe ekziston qe 10 vjet është bere me I diskutueshëm se fakti qe sivjet, ka me u tentuar qe për here te pare me u ba IVF ne QKUK, me shume me pak pare.
  • Pra ky ligj është i rëndësishëm me kalu për shkak qe do te kontrollohet ne mënyre me efikase procesi i IVF ne spitale private, te cilët nuk do te mund te abuzojnë me materialin gjenetik, siç ka pasur dyshime qe kane ndodhur ne te kaluarën. Po ashtu, do te behet për here te pare IVF ne QKUK për krejt ata qe duan te kenë fëmije por NUK kane pare.
  • Ne rast se NUK kalon atehere do te zbatohet Udhezimi Administrativ qe ua lejon cifteve e grave pa partner te kene femije. Por, rreziku prej IVF te pakontrolluar ne shoqeri te vogla si kjo e jona eshte i madh.
  • Kështu që kjo tema për IVF-në, se a duhet me ba gra të martuara apo jo është teme e ngritur nga një deputet që kurrë nuk e ka marre mundin me lexu UA, që para 1 dekade ka lejuar këtë te drejte. Është përcjellë nga njerëz te tjerë, qe po ashtu nuk kane qene te interesuar te lexojnë për çështjen.
  • Ligji DUHET me kalu patjetër sepse gratë e çiftet duhet te kenë fëmijë ne mënyrë te sigurt.
  • IVF DUHET me u ba ne QKUK sepse është johumane që një grua, ose një çift, të mos kenë fëmijë veç pse nuk kanë mjaftueshëm pare.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme