Klinikat, spermë e vezore nga vendet fqinje

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Klinikat private të cilat merren me fekondimin artificial, përmes procedurës së ashtuquajtur të In Vitro Fertilizimit (IVF) po sigurojnë spermën dhe qelizat vezë nga shtetet fqinjë, si Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe pjesërisht edhe nga donatorë nga Kosova.

Dhuruesit kryesisht janë studentët që spermën dhe qelizat vezë i shesin në marrëveshje me spitalet që ofrojnë shërbimet IVF, ka zbuluar përmes një hulumtimi gazeta “Zëri”.

Informacionet janë konfirmuar edhe nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Por dyshimi se sperma dhe qelizat sigurohen nga vendet fqinjë përmendet edhe në një raport tejet sensitiv, që tashmë ka arritur në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani. Po ashtu, aty ngrihen dyshime për përzgjedhjen e gjinisë gjatë procedurave të IVF-së, akt ky i ndaluar rreptësisht me ligj.

Raporti i zbuluar është përpiluar nga Komisioni për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor (KFAM), që kryesohet nga Myrvete Paçarada. Ndërkaq, anëtarë të Komisionit janë: Fehmi Ahmeti, Shqiponja Ponosheci, Afrim Muhaxheri, Xhevdet Çuni, Faik Hoti dhe Makfire Zeneli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme