Inspektohen punimet në fshatin Zatriq të Rahovecit

Prishtinë | 23 Qer 2016 | 13:02 | Nga

Banorët e  fshatit Zatriq, nuk do të përballën me problemin e ujit. Kjo pasi këtij fshati në ndihmë i ka dal komuna e Rahovecit me mjete financiare.

Muhamet Behra drejtor i DShP-së, gjate ditës së sotme, ka vizituar punimet të cilat janë duke u realizuar në këtë fshat.

Në lidhje me projektin e ujësjellësit, në ketë fshat drejtori Behra thotë se ky projekt është në kuadër të projekteve kapitale të cilat do të realizohen gjatë vitit 2016 dhe që ka të bëjë me furnizim me ujë të pijes për  banorët të cilët jetojnë në këtë fshat, ku sipas dinamikës së punimeve dhe kontratës së nënshkruar me operatorin, ky projekt pritet të përfundoj gjatë vitit 2016.

Banoret e këtij fshati, falënderuan drejtorin dhe udhëheqjen komunale për investimin në projektin e ndërtimit të ujësjellësit dhe thanë se ky projekt është  njeri nder projektet me të rëndësishme për fshatin Zatriq.

Ky projekt, do t`i kushtoj Komunë rreth 76,095.11 euro.

Të ngjashme