Inspektorati i Gjilanit gjobë qytetarit që kishte nisur krasitjen e drunjve në pronë publike

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Komunës së Gjilanit ka ndërprerë aktin e krasitjes së disa drunjve në trotuar nga ana e një qytetari në lagjen “Dardania”, i cili e kishte ndërmarrë këtë veprim pa leje të organeve komunale.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se me të marrë informatën, të premten në ora 16:00 ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka bërë proces qytetarit në fjalë dhe i ka njoftuar organet e shtetit për procedur9 të mëtutjeshme.

Komuna e Gjilanit nëpërmjet një komunikate ka apeluar te të gjithë qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla sepse kjo është në kompetencë të organeve komunale, përndryshe nuk do të ketë kompromis dhe do të pasojnë gjoba të rënda, ku me të njëjtit do të merren gjykatat kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme