Inspektorati i ndërtimit brenda periudhës 1-vjeçare ka nxjerrë 40 aktvendime për ndërprerjen e punëve ndërtimore. Gjithashtu ka iniciuar procedura gjyqësore në 13 raste, teksa ka shqiptuar 16 gjoba mandatore.
Raporti i punës për vitin 2018 flet se në adresë të drejtorisë kishte pasur ankesa të qytetarëve dhe se në këto ankesa ata ishin përgjigjur 44 herë. Kurse 49 objekte ishin inspektuar, të cilat kishin leje ndërtimi. Gjithashtu raporti flet edhe për inspektimin e pllakave dhe shtyllave në objektet kolektive dhe afariste për të cilat kishte pasur përgjigje me shkrim në 389 raste.
Kjo drejtori ka marrë vendim për rrënimin e 18 objekteve. Inspektorati i shërbimeve publike, komunikacionit dhe ambientit gjatë vitit 2018 kanë realizuar 594 inspektime nga të cilat kanë shqiptuar vetëm 7 gjoba mandatore.