Inspektorati i MTI-së aksion për mbrojtje të ligjshmërisë, konfiskon mallra të falsifikuara

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marr një aksion të konfiskimit të mallrave të falsifikuara që nuk kanë prejardhje dhe mbulesë te faturave.

Kryeinspektori i MTI-së Lulzim Syla ka thëne se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e tjera bashkë me doganat dhe policinë.

“Aksioni do të vazhdojë në tërë Kosovën dhe do të konfiskohen mallrat që nuk kanë mbulesë të faturave dhe janë marka të falsifikuara”, ka thene Syla.

Ketë aksion është duke e monitoruar kryeinspektori Lulzim Syla, i cili ka kërkuar nga Komunat që ta mbështesin ketë aksion.

“Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë konfiskon mallra të falsifikuara

Pas ankesave nga ana e qytetarëve Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Inspektorati ka marr aksion për konfiskimin e mallrave të falsifikuara dhe pa mbulesë të faturave.

Ky aksion po kryhet për ta mbrojtur ligjshmërinë dhe markat tregtare që janë të mbrojtura me ligj.

Kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla ka theksuar se aksioni është duke u kryer në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Policinë, i cili do të vazhdojë në tërë territorin e Kosovës.

Syla ka theksuar se iu ka kërkuar edhe inspektorateve komunale ta zbatojnë ligjin dhe t’i largojnë nga tregu brendet e falsifikuara.

“Aksioni do të vazhdojë në tërë Kosovën dhe do të kontrollohen të gjitha mallrat, dhe ato që nuk kanë mbulueshmëri ligjore do të konfiskohen. Falënderoj Policinë e Kosovës dhe Doganat për bashkëpunimin e treguar dhe ditët në vazhdim do të jemi në terren bashkë me inspektorët e MTI-së”, ka thënë Syla.

Në aksionin e sotëm nga MTI-ja janë konfiskuar qindra palë me atlete të brendeve të njohura që kanë qenë të falsifikuara dhe nuk kanë pasur mbulueshmëri me fatura.

MTI lut të gjithë qytetarët që nëse hasin në raste të tilla ta lajmërojnë inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe do të ndërmerren veprime të menjëhershme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme