Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 13 vendpunishte në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, pas inspektimeve të realizuara në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Për këtë arsye, inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në 13 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara. Inspektorati u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune për punëtorët.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë
Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë, ka realizuar inspektime në një numër vendpunishtesh në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Gjatë këtyre inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë në punë, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 13 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë në mënyrë rigoroze dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm.