Inspektorati pritet t’ia rrënojë shtëpinë, mërgimtari: Do t’i çlajmëroj fëmijët nga shkolla, s’mund të jetoj më këtu

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Komunës së Kamenicës pritet t’ia rrënojë sot shtëpinë një mërgimtari në lagjen “Jehohna”, meqë i njëjti kishte filluar ndërtimin e shtëpisë pa u pajisur me leje ndërtimore nga Drejtori e Urbanizimit, raporton Express.

Mediat lokale kanë publikuar fotografi dhe video, ku shihet pronari i shtëpisë dhe citohet të ketë thënë se nga sot do t’i largojë fëmijët nga shkolla në Kosovë dhe se s’do të jetojë më këtu.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Policisë.

“Pronari i shtëpisë që pritet të rrënohet nga Inspektorati: Jam mërgimtar dhe që nga sot unë i çlajmëroj fëmijët nga shkollat këtu. Krejt çka kam pasur i kam investuar në këtë shtëpi. S’mund të jetoj më këtu…”, citohet të ketë thënë mërgimtari.

Të ngjashme