Inspektorati i Punës ka shqiptuar vetëm tri gjoba ndaj mediave

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 13:46 | Nga

Inspektorati i Punës ka raportuar sot për gjendjen në të cilën ndodhen mediat në Kosovë.

Bastri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës ka thënë se kanë filluar inspektimet me 25-26 Maj.

“Në inspektimet e para kemi inspektuar 34 media edhe pse ka më shumë por një pjesë të tyre nuk kemi gjetur adresat e as punëdhënësit. Kemi hasur disa probleme si në 4 raste kur personat me aftësi të kufizuara nuk kanë pasur të drejta, kemi legalizuar 43 punëtorë sepse shumica s’kanë pasur kontrata, numri i të punësuarve në media është 1896, numri i femrave është më i lartë sesa i meshkujve, 1177 femra dhe 790 meshkuj. Pa kontrata pune 21 persona. Një problem tjetër kanë qenë kontratat specifike”, tha ai.

Sipas tij, gjatë inspektimeve kanë hasur edhe në probleme me orarin e tejzgjatur në 649 raste.

“Në 83 raste kemi punë edhe gjatë natës që nuk është raportuar, 1 rast pushimi i lehonisë po ashtu edhe te festat shtetërore që s’janë zëvendësuar”, tha ai.

Nga aspekti i sigurisë dhe shëndetit ai tha se ka pasur te meta por që janë sqaruar.

“Secila kompani duhet të ketë punëtorë të trajnuar dhe ato nuk janë bërë në 18 raste. Duhet të jetë një person i caktuar për të treguar se cilat masa duhet të merren në rast të shëndetit dhe sigurisë. Po ashtu as një kuti shëndetësore elementare për ndihmë të parë nuk e kanë pasur”, tregoi ai duke shtruar se ajo që ka munguar kanë qenë edhe kontrollet mjekësore.

Ibrahimi tha se janë shqiptuar vetëm në tri raste gjoba ndërsa sipas tij në të tjerat s’ka pasur nevojë te shqiptohen.

“Disa kanë qenë arrogant në fillim sa i përket inspektimeve por me pas kanë treguar gatishmëri që të rregullojnë këto gjera”, tha ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme