Inspektorati i Komunës së Shtimes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë një aksioni dyditor, të hënën dhe të martën, kanë rrënuar katër furra të gëlqeres në fshatrat: Rancë, Dugë dhe Karaçicë, të cilat deri tashti kanë operuar dhe njëkohësisht e kanë ndotur ambientin, duke djegur goma të automjeteve.
Taulant Salihaj inspektor i Ndërtimtarisë i Komunës së Shtimes, ka thënë të martën, se janë rrënuar katër furrat e fundit të gëlqeres në këtë komunë, të cilat deri tashti kishin operuar pa leje./KD/