Inspektoret gjobisin transportuesit në kryeqytet për mosrespektim të masave

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Inspektorët e Rendit Komunal në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore.

Pas inspektimeve janë gjobitur përgjegjësit me nga 200 euro dhe kompanitë me nga 500 euro.

Nuk bëhet e ditur numri i kompanive apo përgjegjësve që janë dënuar.

Shkak për gjobat është mosmbajtja e distancës në mjetet transportuese.

Lajmin e ka bërë të ditur Adonis Tahiri, drejtori i Inspekcionit në Prishtinë.

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10223729943859218

Të ngjashme