Një inspektore komunale në Gjakovë ka raportuar në polici se person-a të panjohur i kanë dëmtuar –hequr disa shirita dhe vula të cilat kanë qenë të vendosura në një objekt nga ana e inspektorëve për ndërprerje të punës.
Rasti është raportuar të dielën në mesditë ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite përkatëse të policisë.
Me urdhër të prokurorit është hapur rast për heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose i shenjave. Hetimet janë duke vazhduar.