Instagrami do të bllokojë hashtagët kundër vaksinimit në një përpjekje të vazhdueshme për të goditur dezinformatat mjekësore që po shpërndahen nëpër rrjetet sociale.
Kompania në pronësi të Facebook njoftoi se do të minimizojë ‘rekomandimet me këtë përmbajtje dhe llogaritë që vendosin ato’.
Masat afatshkurtra do të përfshijnë bllokimin e hashtagëve lidhur me dezinformatat e njohura shëndetësore, duke përfshirë #vaccinescauseautism, #vaccinesarepoison dhe #vaccinescauseharm.
Megjithatë, një zëdhënës i gjigantit social paralajmëroi se do të duhen disa javë për të hyrë në fuqikëto masa dhe hashtagët ende janë aktivë në Instagram sot.
Vaksinat janë një nga përparimet më të mëdha të mjekësisë moderne, duke bërë sëmundjet kërcënuese për jetën që mund të arrijnë përmasa epidemike. Përhapja e dezinformatave në internet është fajësuar për rënien e vaksimit, që po konsiderohet si një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik në gjithë botën.