Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në shtatë mujorin e 2018 është 2,947,686, duke u rritur me 12.4 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Sipas INSTAT, në korrik 2018, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend është 1,028,182 dhe krahasuar me korrik 2017, ky numër është rritur me 19.0 për qind.
Në korrik 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 38.8 për qind, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Anglia me 20.9 për qind.
Në shtatë mujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 33.0 për qind, transmeton Atsh.
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territorin shqiptar në muajin korrik 2018 është 1,584,604. Krahasuar me korrik 2017, ky tregues rezulton me rritje 12.3 për qind.