Institucionet joqeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale kërkojnë rritje të buxhetit

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 14:19 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka diskutuar sot lidhur me çështjen e financimit të institucioneve joqeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale, raporton Ekonomia Online.

Liridona Zogaj, drejtoreshë e organizatës “Pema”, kërkoi rritjen e buxhetit për këto institucione, në mënyrë që të ofrohen shërbime më të mirë për organizatat duke shtuar se kanë nevojë për mbështetje.

“Nga viti 2010 deri 2015, ka qenë një rrugë e gjatë sfiduese në zhvillimin e këtij shërbimi. Me ofru shërbime për fëmijë me aftësi të kufizuara, autizëm dhe paralizë cerebrale. Tri vitet e fundit përballemi me sfida momentale dhe reale”, tha Zogaj.

Ndërsa, shtoi se edhe pse kanë qenë të mbështetur nga zyra e BE-së, nga viti 2010-2013 janë mbështetur 7 herë nga zyra e BE-së.

“Po bëjmë përpjekje, Gjilanin me e arrit me e funksionalizuar me vazhdu me ofru shërbime, sepse investime nuk është vetëm në klientët, jemi ne gjendje jo të mirë, se nuk po arrihen kushtet bazike andaj jemi në sfidë”, tha Zogaj.

Donjeta Kelmendi, përfaqësuese nga KOMF-i, tha se në situatë të ngjashëm me sfida është edhe KOMF-i posaçërisht për fëmijët.

“Sfida kryesore është pjesa e financimit për faktin se nuk ka rrit ende me u rregulluar. Sfidat janë të shumta, është bërë një tentativë se në kuadër të ligjit për financim në nivel lokal të sigurohet një minimum financiar. Nuk është miratuar ende”, tha ajo.

E njëjta, shtoi se komunat duhet të marrin barrën kryesore sa i përket financimit, ka pak komuna që marrin dhe financojnë disa shërbime.

“Buxheti për pjesën e subvencionimit ka pas rritje ndër vite por numri i organizatave të licencuara është rritur. Pjesa e financimit është një pengesë e madhe, që do jetë gjithashtu edhe për implementimin e ligjit. Të bëhet rritja e pagave të financimit që ofrojnë shërbime sociale dhe të krijohen kosto financiare për njësi për përfituesit. Kjo do krijonte bazat që të mbulojë nevojat reale”, tha ajo.

Zogaj tha se  organizatat që janë në administrim familjar duhet të jenë gati për 24 orë për menaxhim të rasteve.

“Të rangohet lista e dytë pas strehimorëve që pragu financiar të jetë më i lartë”, tha ajo.

Anëtarja e Komisionit, Ariana Musliu Shoshi shtroi pyetjen se si mund të ofrojnë ndihmë në një mënyrë më të cekët për këto organizata.

“Një nga organizatat kryesore që merret me aftësimin e fëmijëve, Kosova vlerësohet me notën me të ulet 2.5, i kuptoj këto kërkesa, duhet të ngrisim zërin nuk është problemi vetëm në katër komuna, ka probleme me numër të jashtëzakonshëm në komuna tjera”, tha Musliu.

Zogaj, nga Organizata Pema, kërkoi takim me ministrin e financave.

“Për tre muaj angazhim me i funksionalizuar të gjitha këto, nuk kam pas mundësi me u taku me ministrin, mbështetja që ne kemi për ju me e pa gjendjen reale shuma që ju keni ofruar është e pamjaftueshëm, kjo mund të jetë shkelje e të drejtave të fëmijëve për mbylljen e këtyre organizatave. Me e organizuar një takim me Ministrin e Financave, kemi funksionuar në pandemi, nuk jemi në situatë lufte si kuptoj pengesat”, tha ajo.

Musliu në replikë, tha se do të dërgojnë në ministri kërkesën e organizatave.

“Të iu dëgjojmë juve pastaj do e dërgojmë kërkesën dërguar tri ministrive relevante dhe nuk ka arsyetim të mos ndahet buxhet për këtë kategori kaq të ndjeshme”, tha ajo.

Arjeta Fejza, tha se krahas institucioneve një përgjegjësi të madhe për të ofruar ndihmë e kanë edhe komunat.

“Mundohemi të japim ndihmën tonë qofshin kërkesa, ide me e lehtësuar punën. Institucionet e kanë shprehur një interesim për subvencionim të këtyre organizatave. Ka pas ide diskutime të cilat duhet të funksionalizohen. Ka nevojë të rritet mbështetja, sidomos nga komunat nuk kanë fonde është sfiduese. Komunat e kanë të domosdoshme planifikimin dhe ndarjen e fondeve”, tha ajo.

Anëtarja, Labinotë Demi Murtezi, tha të mos lënë ndonjë vakum dhe të ishin në linjë shtetërore do të ishte më lehtë.

“Një futje në binar e këtyre gjërave kishte bërë një lehtësi me punën”, tha ajo.

Të ngjashme