Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton për shëndetin mendor të fëmijëve

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Institucioni i Avokatit të Popullit ka organizuar tryezë diskutimi në lidhje me shëndetin mendor të fëmijëve, raporton Ekonomia Online.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se Republika e Kosovës është angazhuar për t’i plotësuar standardet që garantojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Korniza ligjore Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar qartë detyrimet dhe përgjegjësitë që ka shteti në raport me të drejtat e fëmijëve dhe detyrimit për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Natyrisht, ne kemi hartuar edhe një kornizë ligjore e cila synon të jetë e përafruar me instrumentet ndërkombëtare dhe legjislacionin e BE-së. Kemi ndërtuar kapacitete dhe jemi angazhuar si shtet për me i plotësua ato standardet që garantojnë mirëqenien e fëmijëve në çdo aspekt”.

“Megjithatë nga ankesa që ne pranojmë nga shqetësimet që vijnë nga organizatat e shoqërisë civile, nga prindërit, nga vetë fëmijët të cilët i dëgjojmë dhe kemi komunikim të vazhdueshëm me ta, e kemi parë të nevojshme që këtë vit me hetua aspektin e shëndetin mendor nga krejt perspektivat dhe tani jemi në fazën e finalizimit të raportit i cili derivon si rezultat i të gjeturave nga ky hetim, megjithatë ne kemi parë të rëndësisë së veçantë me i taku autoritetet që para se të publikohet ky raport edhe një me i diskutua edhe të gjeturat që kanë dalë nga raporti por edhe me marrë edhe qëndrime e informata nga vetë ju, sepse drejtpërdrejtë çdo ditë ballafaqoheni me problematikën e shëndetit mendor për fëmijët”, ka thënë Qelaj.

E shefja e Psikiatrisë së Fëmijëve në QKUK, Mimoza Shahini, e konsideron të gabuar ndarjen e buxhetit të veçantë për fëmijët dhe adoleshentët.  

“Fillimisht, kemi një shkelje flagrante të Ligjit qysh në themelimin e dokumenteve, për arsye se fëmijët dhe adoleshentet përbëjnë një popullatë vurnerabel dhe nuk mund të përfshihen në planet strategjike për të rritur. D.m.th plani strategjik i cili po krijohet aktualisht nuk ka asnjë përfaqësues të fëmijëve dhe të adoleshenteve, që i bie 0-18 vjet popullata në Kosovë fillon prej 18 viteve në planin strategjik, për arsye se buxheti është zero për 24 vite që unë kam në Kosovë, çdo plan strategjik nuk parashikon buxhet për fëmijët dhe adoleshentet”, u shpreh ajo.

Të ngjashme