Sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, tërmeti ka ndodhur shtatë kilometra në periferi të Shkupit në Maqedoni, por që është ndier edhe në Kosovë.
“Tërmeti ka ndodhur afër kufirit të Kosovës, shtatë kilometra në lindje të Shkupit me magnitudë 5.1 të Rihterit, me koordinata 42.01/21.52, në thellësi prej 2 kilometra hiper-qendrore”, ka thënë Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik të Kosovës.