Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses Kursi “Trajno Trajnerët” për Instruktor të Zbulimit nga Ekipi Trajnues Britanik dhe dy Instruktor të FSK-së.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të FSK-së në Facebook.
“Komandanti i KDS-se, gjeneral Dreshaj gjatë ceremonisë falënderoj komandantin e trupave të Regjimentit të Dragonjve të Lehtë (RDL), nënkolonelin Jon Harris për mbështetjen, trajnimin dhe përgatitjen e Instruktorëve të Njësive të FSK-së”.
“Kursi për Zbulim është një nder kurset më sfiduesi në Ushtrinë Britanike, andaj pjesëtaret e FSK-së, treguan, qëndrueshmëri, fuqi fizike dhe psikike dhe pune ekipore për t’u Certifikuar Instruktor Zbulimi”, ka shkruar FSK.
Rritja e Kapaciteteve dhe zhvillimi i aftësive profesionale nga partnerët po e bën FSK-ne te qëndrueshme dhe të gatshme ne përmbushje të misionit dhe detyrave.