Inteligjent bëhesh, ja gjimnastika që stërvit mendjen

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Sipas shkencëtarëve, tanimë mund të flasim për një inteligjencë të kultivuar. Sipas tyre, testet dhe ushtrimet mund të përmirësojnë koeficientin tonë të inteligjencës

Edhe Anjshtanji e kishte gabim kur mendonte se “diferenca mes gjeniut dhe budallait qëndron në faktin se gjeniu ka limitet e veta”. Kështu thoshte gjithmonë Albert.

Por në fakt, mjeshtri e kishte gabim: jo vetëm që gjeniu nuk mund të mos ketë më limite, por gjeni mund të bëhemi të gjithë. Edhe ne budallenjtë. Dhe për ta arritur këtë mjaftojnë vetëm pak ushtrime të vogla të përditshme.

Po, ato që njihen si gjimnastika e mendjes. Ashtu si ushtrimet abdominale për barkun janë edhe testet për IQ: koeficientin e inteligjencës. Me pak fjalë është e gjitha çështje stërvitjeje. Por le të sqarojmë diçka: këtu nuk flitet për inteligjencën e kuptuar si “procesi i të mësuarit”. Psikologët e quajnë “inteligjenca e kristalizuar”, por ky përcaktim i bërë nga Raymonfd Cattell rreth 50 vjet më parë, rrezikon të mos jetë e vërtetë, sepse nuk kristalizohet njëherë e përgjithmonë, por përkundrazi “kristalizon” njohjet që ne akumulojmë për gjithë jetën. Këto të fundit mund të jenë nocione: sa planetë ekzistojnë në sistemin tonë diellor, ose mund të jenë veprime: të dish të ngasësh biçikletën.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një inteligjencë tjetër: ajo që deri tani na ka intriguar më shumë: inteligjenca fluide. Inteligjenca fluide është ajo që na lejon të kuptojmë. D.m.th të dimë të administrojmë informacionet që akumulojmë.

Inteligjenca fluide është ajo që u jep kuptim gjërave: edhe atyre të mësuara me inteligjencën e kristalizuar. Për shumë kohë shkencëtarët kanë kërkuar jo vetëm ta matin inteligjencën, si atë të kristalizuar dhe atë fluide, me të ashtuquajturën koeficient inteligjence, por edhe të matin përmirësimet e mundshme. Inteligjenca e kristalizuar funksionon falë kujtesës afatgjatë, ndërsa inteligjenca fluide bazohet në të ashtuquajturën “working memory”. Është pikërisht kjo kujtesa që na bën ajo çka jemi: qenie njerëzore. Me pak fjalë, të ndryshëm nga speciet e tjera me të cilat nuk kemi asnjë ngjashmëri.

Për këtë arsye, “working memory” nuk mund të përmirësohet. “Inteligjenca fluide nuk është kulturore”, shpjegon për “New York Times” Randall Engle i “Georgia Tech School of Psychology”. “Është pjesa e vendosur në mënyrë biologjike që kontrollohet nga korja parafrontale”. Kështu, na pëlqen apo jo, ka vendosur dikush tjetër për inteligjencën tonë. Por tanimë bota e shkencës është tronditur nga zbulimet që e kanë shtyrë “New York Times”-in t’i dedikojë një numër special të revistës së tij nisur nga hipoteza e dy studiuesve zviceranë.

Në pesë vitet e fundit, Suzanne Jaeggi dhe Marin Buschkuehl kanë provuar se edhe “working memory” mund të përmirësohet: pikërisht duke u trajnuar mbi të njëjtin lloj testi që matin IQ-në tonë. Do të mjaftonin vetëm nga 15 deri në 25 minuta stërvitje çdo ditë, pesë ditë në javë. Për më tepër përmirësimet do të jenë të dukshme pas javës së katërt të testit. Eksperimentet e reja duket se funksionojnë mbi të gjitha me të rinjtë: pikërisht këtu hipoteza e re kryqëzon të vjetrën, sepse deri tani gjithmonë është menduar se inteligjenca fluide e arrin kulmin e saj dhe ndalon së zhvilluari në fund të moshës së adoleshencës me pak fjalë të gjithë më inteligjentë me 20 minuta ushtrime më shumë? Vetë shkencëtarët që po ndryshojnë perceptimin tonë për inteligjencën nuk janë kaq budallenj ta besojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme