Vetëm pak kohë pasi kishin paralajmëruar ndërtimin e termocentralit të ri nga gazi me kapacitet prej 200 megavatësh në Panqevë, Gazprom nga Rusia ka premtuar ndërtimin e edhe të një tjetri në Kragujevac, tani me kapacitet prej 300 megavatësh.
Vetëm pak kohë më parë, Serbia kishte paralajmëruar përfundimin e ndërtimit të termocentralit Kostolac B3 si dhe fillimin e ndërtimit të dy të rinjëve të emëruar Nikola Tesla A1 dhe A2.
Përveç tjerash, Gasprom i Rusisë tani më ka filluar një projekt nga gazi në Serbi, deri sa të dytin pritet të fillojë së shpejti.
“Sa i përket Serbisë, ne tani më kemi filluar një projekt. Tani po planifikojmë edhe një tjetër prej 300 megavtësh. Quhet Kragujevac”, konfirmoi Denis Fedorov, Drejtor Gjeneral në Gazpromin e Rusisë, raporton SeeNews.
Mediat kanë paralajmëruar se Serbia me ndihmën e Kinës dhe Rusisë, synon pozitën e liderit energjetik në rajon, duke planifikuar më shumë se 2500 megavat projekte të reja nga qymyri në strategjinë e saj energjetike, si dhe katër projekte tjera nga gasi, raporton Bankwatch.
Paralajmërimeve për termocentral të ri në rajon i është bashkuar edhe Kosova, duke paralajmëruar ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me përkrahje nga SHBA-të.
Ndryshe, Kosova është vendi i tretë në Evropë për nga rezervat e thëngjillit dhe prodhimin e rrymës e ka të bazuar në dy termocentrale të vjetra.
Përkundër të qenit lider për nga rezervat e thëngjillit, Kosova ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike dhe vlerësohet si importues i energjisë elektrike.