Interi është duke e mposhtur Udinesen 5:1, në ndeshjen e fundit të sezonit 2020/21 në Serie A, që po zhvillohet momentalisht në Milano.
Romelu Lukaku shënoi për 4:0 në minutën e 64-të, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi belg shënoi gol qesharak me gjoks, pasi topi i kthyer nga shtylla pas një gjuajtje të Alexis Sanchez përfundoi në rrjetë pasi u devijua nga ai.
Interi po e feston titullin e parë në Serie A që prej sezonit 2009/10.