Ruslan Malinovskyi është njëri nga mesfushorët më në formë këtë edicion në Serie A.
Mesfushori ukrainas po kalon vitin e dytë te Atalanta, ku ka shkëlqyer me gola e asistime.
Megjithatë klubi nga Bergamo mund të mbetet pa yllin e skuadrës, pasi tanimë tri skuadra të mëdha janë në ndjekje të tij.
Mediat italiane kanë raportuar se Chelsea, Inter dhe Paris Saint Germain janë ekipet e interesuara për transferimin e ukrainasit.
28-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit të avancuar ka shënuar 10 gola e ka asistuar në 12 të tjerë në 42 ndeshje zyrtare këtë edicion me Atalantën.
Tri ekipet e interesuara për të pritet që gjatë verës të duelojnë për të nënshrkuar me reprezentuesin ukrainas.
Atalanta pagoi rreth 14 milionë euro për transferimin e tij nga Genk, derisa vlera e tij tanimë është trefishuar.
Gjithsesi sipas mediave italiane, favorit për të nënshkruar me lojtarin mbetet Chelsea, pasi ukrainasi pëlqen të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian.