Pas përpjekjeve të dështuara gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, skuadra italiane Inter Milan ende ka shpresë se mund të arrijë një marrëveshje me mesfushorin kroat, Luka Modriq.
Kontrata e 33 vjeçarit me skuadrën spanjolle Real Madrid pritet të skadojë në vitin 2020 dhe Inter Milan shpreson ta sigurojë një marrëveshje në fund të këtij sezoni, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo së fundmi është raportuar se Luka Modriq më shumë do të preferonte që të transferohej në Inter në mënyrë që të bëhet bashkë me shokët e tij, Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.