Xhiroja e sontme e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do të sjellë përballje interesante, ku veçohet Barcelona-Inter.
Italianët do të kërkojnë fitore në Camp Nou gjë që se kanë bërë që nga viti 1970 në Ligën e Evropës, e në anën tjetër Blaugranët kanë fituar tre ndeshjet e fundit kundër Inter në shtëpi.
Katalunasit nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e fundit, kurse në 11 përballjet e fundit në të gjitha garat kanë vetëm një disfatë, njofton Klan Kosova.
Detaj tjetër interesant është se Neruazzurët tre ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve kanë fituar me rezultat 2-1.
Të dy skuadrat kryesojnë grupin B me gjashtë pikë nga dy ndeshje të luajtura.