Drejtuesit e Interit janë të gatshëm të shesin mbrojtësin Milan Skriniari nëse marrin ofertën e duhur.
Qendërmbrojtësi Milan Skriniari është më i miri këtë sezon në Serie A, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
Gjatë janarit Inter refuzoi 65 milionë euro për sllovakun, ofertë kjo nga gjiganti anglez, Manchester City.
Por, Tuttosport shkruan se Inter do të pranojë shitjen e tij nëse merr një ofertë prej 80 milionë eurosh.
Përveç Cityt, lojtarin e dëshirojnë edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United.