Inter vendos çmimin e Skrinarit

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 10:29 | Nga

Drejtuesit e Interit janë të gatshëm të shesin mbrojtësin Milan Skriniari nëse marrin ofertën e duhur.

Qendërmbrojtësi Milan Skriniari është më i miri këtë sezon në Serie A, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

Gjatë janarit Inter refuzoi 65 milionë euro për sllovakun, ofertë kjo nga gjiganti anglez, Manchester City.

Por, Tuttosport shkruan se Inter do të pranojë shitjen e tij nëse merr një ofertë prej 80 milionë eurosh.

Përveç Cityt, lojtarin e dëshirojnë edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme