Interesante! Presidenti i Çekisë e kalon pushimin si fotograf profesional, ishte në garën e fundit të Formula 1

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, ka tërhequr vëmendjen në fundjavën e Formula 1 në Hungari, duke u shfaqur jo në tribunën VIP, por në zonën e fotografëve, si një fotoreporter i akredituar.

Pavel, i cili është një adhurues i njohur i sporteve motorike dhe fotografisë, kalon një pjesë të pushimeve të tij duke fotografuar garat e Formula 1 dhe evente të tjera të motorsportit.

Presidenti çek posedon akreditim të plotë mediatik dhe fotografon nga pistat si çdo fotoreporter profesionist, duke e bërë këtë thjesht nga pasioni për këtë sport.

Të ngjashme