Interesim të madh të personave të moshës mbi 85 vjeç ka pasur në sallën “1 Tetori”, për t’u vaksinuar kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Vaksinimi i personave të moshës mbi 85 vjeç ka filluar të enjten në Prishtinë dhe disa komuna tjera të Kosovës si në Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri.
Nga pamjet që sjell Ekonomia Online nga sallën “1 Tetori”, shihen të moshuar duke pritur në radhë për t’u vaksinuar.
Vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç ka filluar pas përfundimit të vaksinimit të personelit shëndetësor.