Kishte dyshime për vaksinën, qytetari bën thirrje që të gjithë të vaksinohen

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sinan Pllana fillimisht kishte dyshime sa i përket marrjes së vaksinën anti-Covid, për shkak të “lajmeve” të ndryshme për pasojat e mundshme, që kishte lexuar në internet.

Por, pasi mori vaksinën në sallë “1 Tetori” në Prishtinë, ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

Në këtë qendër të vaksinimit, ekipet shëndetësore edhe gjatë së martës kanë vazhduar vaksinimin e të gjithë atyre që janë paraqitur.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër Covid-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133 868 doza të vaksinës.

Përderisa dozën e dytë e kanë marrë 17 811 qytetarë.

Të ngjashme