Interesim i madh në Shqipëri për të mësuar gjermanishten

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 12:05 | Nga

Në Qendrën Goethe në Tiranë gjatë dy viteve të fundit, 2015-2017 raportohet për një rritje mbi 30% të kurseve të gjermanishtes.

Çdo vit kjo qendër numëron rreth 370 grupe me një duzinë nxënësish, që mësojnë gjermanishten, rreth 20% e të cilëve janë nga mosha 12 deri në 15 vjeҁ.

Tendenca për regjistrime në kurse gjermanishteje është në rritje, thotë për DW, Alketa Kuka, drejtore e Departamentit të Gjuhës pranë kësaj qendre.

Gjermania, për arsye të cilësisë së formimit arsimor dhe tarifave relativisht të ulëta të studimit në krahasim me vendet e tjera, mbetet tërheqëse për të rinjtë shqiptarë si një vend, ku mund të kryejnë studimet, vë në dukje Alketa Kuka.

Për grupe të ndryshme profesionesh si p.sh. mjekë, infermierë, inxhinierë, informaticienë etj, Gjermania ofron shanse joshëse punësimi. Në këtë drejtim kërkohen si kusht njohuritë e gjuhës gjermane.

Në përgatitjen e tyre për përvetësimin e gjuhës dhe thellimin e njohurive për Gjermaninë nxënësit e gjermanishtes pran Qendrës Goethe në Tiranë shfrytëzojnë edhe informacionet që ofrohen nga media gjermane përmes rrjetit online e veçanërisht përmes rrjeteve sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme