Në konkursin e hapur nga Policia e Kosovës, i cili është mbyllur të enjten me 10.05.2018, sipas policisë janë pranuar rreth 17 mijë e 500 aplikacione.
Por, sipas tyre ende nuk janë regjistruar të gjitha aplikacionet, që nënkupton se numri i aplikimeve do të jetë edhe më i madh.
“Konkursi për zyrtar policor është mbyllur me datë 10.05.2018, dhe deri me këtë datë janë pranuar rreth 17 mijë e 500 aplikacione. Meqenëse ende është në proces regjistrimi i aplikacioneve në sistem dhe vetëm pas regjistrimit të të gjitha aplikacioneve dihet numri i saktë, sapo te përfundoj procesi i tërësishëm i regjistrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë për lajmi.net.
Policia ka thënë se vlerësimi i këtij institucioni si më i besueshmi dhe profesionali është një nga arsyet se përse qytetarët kanë shprehur internim të madh për tu bërë pjesë e këtij institucioni.
Polica nuk ka dhënë numër të saktë se sa persona do të pranohen, pasi sipas tyre kjo do të varet nga nevojat operative të Policisë së Kosovës. Besohet se numri që do të pranohen do të rreth 300 efektivë policorë.
Policia kishte javë më parë kishte hapur konkurs për pranimin e pjesëtarëve të ri.