Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tash disa javë ka shpallur procesin e zgjedhjeve të brendshme nga do të dalin strukturat e reja udhëheqëse të Partisë.
Një përgatitje shumë e mirë dhe punë e madhe nëpër nëndegë ka filluar edhe në komunën e Therandës, ku deri më tani janë zhvilluar 14 kuvende zgjedhore të cilat janë mbajtur në lokacione të ndryshme si: Vraniq, Semetisht, Breshanc, Bllaca, Sopi, Bukosh, Dvoran, Dubrav, Papaz, Leshan, Tern, Savrovë dhe nëndegë tjera ku po vazhdon procesi i zgjedhjeve.
Interesimi i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këto kuvende por edhe për t’ju bashkangjitur AAK-së, ka bërë që kjo degë të mobilizohet në organizimin sa më të mirë dhe gjithëpërfshirës të kuvendit të degës.
Një interesim i veçant për t’ju bashkangjitur këtij procesi po vërereht sidomos tek kuadrot e reja dhe bizneset e kësaj komune.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fton të gjithë qytetarët e Therandës që të bashkangjiten në procesin zgjedhor që po vazhdon. Ne jemi të hapur dhe mirëpresim kuadrot e reja që po ofrohen çdo ditë tek ne. Aleanca është e vetmja forcë politike në Therandë që në vazhdimësi ju ka krijuar hapsirë të mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre politik”- ka deklaruar kryetari i degës së AAK-së në Therandë z. Bali Muharremaj.
“Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së dhe i zhvillimeve por edhe përkrahjes për kuadrot e reja të kësaj komune”- ka shtuar Muharremaj.