Ekonomia Online
FUNDIT

Interi afër transferimit të Moses nga Chelsea

Interi afër transferimit të Moses nga Chelsea

Victor Moses ka mbërritur në Itali për t’i mbajtur testet mjekësore, para se ta kompletojë transferimin e tij nga Chelsea në Inter. Anësori Victor Moses i ka bërë gjashtë paraqitje në Superligën turke me Fenerbahcen gjatë këtij sezoni si i huazuar, mirëpo ajo udhëtoi në Milano të Italisë të hënë në mbrëmje, sipas Sky Italia. […]

Victor Moses ka mbërritur në Itali për t’i mbajtur testet mjekësore, para se ta kompletojë transferimin e tij nga Chelsea në Inter.

Anësori Victor Moses i ka bërë gjashtë paraqitje në Superligën turke me Fenerbahcen gjatë këtij sezoni si i huazuar, mirëpo ajo udhëtoi në Milano të Italisë të hënë në mbrëmje, sipas Sky Italia.

Interi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje “në parim” për transferimin e 29-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit. Ky lajm u konfirmua edhe nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio.

Në konferencën e tij për shtyp të së hënës, trajneri i Chelseat, Frank Lampard, tha: “Sa i përket Moses, ai po kthehet nga huazimi i tij me synimin për të shkuar diku tjetër. Këto negociata po vazhdojnë”.

29-vjeçari pritet të bëhet lojtari i katërt i Premierligës që transferohet në Inter këtë sezon, pas transferimeve të Ashley Youngut, Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit nga Manchester Unitedi.

Nigeriani Moses, i cili ka kontratë në Stamford Bridge deri në qershor të këtij viti, u transferua në Chelsea në vitin 2012 nga Wigan Athletic dhe që nga atëherë e ka vazhduar karrierën duke u huazuar në Liverpooli, Stoke City e West Ham, transmeton gazetaexpress.

Në 128 paraqitjet e tij me fanellën e Chelseat, anësori i ka shënuar 18 gola.

Të ngjashme